Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka qenë dhe vazhdon të jetë një futbollist te i cili klubi kuqezi beson shumë.
Megjithatë, paraqitjet e tij deri më tani nuk i kanë përmbushur plotësisht pritshmëritë dhe premtimet që e shoqëruan në momentin e transferimit, shkruan “Tuttomercatoweb”
Mesfushori i lindur në vitin 2002 i kushtoi Milanit rreth 39 milionë euro, një investim i konsiderueshëm që bëri që drejtuesit e klubit, përfshirë Gerry Cardinalen, ta prisnin një ndikim të menjëhershëm në skuadër.
Megjithatë, te Milani janë të vetëdijshëm se shuma e paguar nuk duhet të ushtrojë presion shtesë mbi lojtarin.
Klubi vlerëson se Jasharit i nevojitet koha e duhur dhe kushtet e përshtatshme për t’u integruar plotësisht në mekanizmat e ekipit dhe për ta shfaqur potencialin e tij të plotë.
Besimi ndaj tij mbetet i paprekur dhe ai konsiderohet një aset i rëndësishëm për të ardhmen, veçanërisht në një moment kur mund të ketë ndryshime në repartin e mesfushës.
