Pas fitores ndaj Ferizajt me shifrat prej 2-0, Dukagjini tashmë është lideri i ri i Superligës.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka nëntë pikë nga katër xhirot e para, dhe kështu është e para në renditjen e elitës së futbollit kosovar.
Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Munishi ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, ku është shprehur krenar me futbollistët e tij, të cilët i quan ‘luanë’.
