Presidenti i Shtëpisë Botërore të futbollit,Gianni Infantino, ka lavdëruar zhvillimin e futbollit kosovar, sidomos gjatë dekadës së fundit.
Ai theksoi Kosova tashmë është bërë një kundërshtar që askush nuk dëshiron ta ketë përballë.
“Nëse shohim sa shumë është zhvilluar futbolli në Kosovë në dhjetë vitet e fundit, që nga anëtarësimi në UEFA dhe FIFA, është diçka e jashtëzakonshme. Sot askush nuk dëshiron të vijë të luajë kundër Kosovës, sepse kanë frikë se do të humbasin. Ekipi është i fortë dhe keni tifozë gjithandej. Puna që po bëhet është e shkëlqyer,” deklaroi ai gjatë intervistës së tij për “FFK Podcast”.
