Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 22:35
Kosova pranon flamurin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Flamuri i Kosovës u ngrit më së larti dy herë gjatë Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026” falë dy medaljeve të arta nga boksierja Donjeta Sadiku dhe karateisti Islam Selmani.

Për herë të tretë, lart u ngrit edhe të enjten gjatë ceremonisë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare.

Flamuri gjigant i Kosovës u vendos përkrah atij të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare dhe Italisë, nikoqires së Lojërave Mesdhetare që përfunduan të enjten mbrëma. Kosova fitoi nëntë medalje. Prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Lojërat Mesdhetare pas katër vjetësh do të mbahet në Prishtinë.

Më 8 shtator të vitit 2023, në Heraklion të Greqisë u vendos që Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 të mbahen në Prishtinë. Është kjo ngjarja dukshëm më e madhe sportive që do të organizohet në Kosovë. Punët në infrastrukturë dhe në fusha të tjera vlerësohet se do të jenë të mëdha që Prishtina e Kosova të jenë gati për të pritur mijëra sportistë nga shumë vende rreth Mesdheut.

Do të jetë ngjarja më e madhe e organizuar në Kosovë dhe brenda katër vjetësh pritet që të investohen miliona euro në infrastrukturë sportive, për qëllim të zhvillimit të kësaj ngjarjeje.

Ceremonia Mbyllëse e Lojërave Mesdhetare në Taranto nisi me program muzikor, ndërsa vazhdoi me parakalimin sportistëve.

mesdhetarelojëravekosova

Të ngjashme

Musliu: Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova, kur mobilizohet PDK-ja, Kosova ecën përpara

Musliu: Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova, kur mobilizohet PDK-ja, Kosova ecën përpara

13:39
Hamiti: Prej ardhjes së VV-së në pushtet Kosova i ka punët më keq brenda e jashtë

Hamiti: Prej ardhjes së VV-së në pushtet Kosova i ka punët më keq brenda e jashtë

10:43
Ligji për Specialen, Miftaraj: Kosova nuk mundet me iu ikë obligimeve ndërkombëtare

Ligji për Specialen, Miftaraj: Kosova nuk mundet me iu ikë obligimeve ndërkombëtare

19:22
Lirohen dy gardianët e Kosovës në Danimarkë pas incidentit me një të burgosur

Lirohen dy gardianët e Kosovës në Danimarkë pas incidentit me një të burgosur

09:27

Më shumë nga Sport

  • 19:33UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve
  • 18:48Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj
  • 11:01“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos
  • 22:49Kosova përfundon përgatitjet para ndeshjes me Austrinë
  • 22:44Haaland flet për situatën te City