Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë histori te Real Madridi. Sulmuesi francez ka arritur kuotën e 100 golave me fanellën e gjigantit spanjoll, ndërsa dy realizimet e fundit i shënoi pikërisht ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës.
Francezi ishte protagonist në El Clásicon e zhvilluar në kuadër të javës së dhjetë të La Ligës, duke realizuar dy gola dhe duke e ndihmuar Real Madridin të triumfojë me rezultat 2-1.
Me këtë paraqitje, Mbappe konfirmoi edhe një herë se është një nga lojtarët më vendimtarë në përballjet ndaj Barcelonës. Ai tashmë ka realizuar tetë gola në shtatë paraqitjet e para në El Clásico, një statistikë e jashtëzakonshme në një nga rivalitetet më të mëdha të futbollit botëror.
Përveç suksesit me Real Madridin, Mbappe ka kaluar edhe legjendën madrilene Raul Gonzalez në listën e golashënuesve në pesë ligat kryesore evropiane. Sipas statistikave të publikuara nga “Stats Foot”, francezi ka arritur në 258 gola në këto kampionate gjatë karrierës së tij, duke kaluar Raulin, i cili kishte realizuar 256.




