Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Luka Modric e thyen rekordin e Zlatan Ibrahimovicit në Serie A

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 22:01
Luka Modric e thyen rekordin e Zlatan Ibrahimovicit në Serie A

Luka Modric vazhdon të shkruajë kapituj të rinj në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Mosha, siç duket, nuk është pengesë për kroatin që të shkëlqejë dhe të ndikojë në rrjedhën e ndeshjeve, gjë të cilën e dëshmoi sërish duke asistuar në golin e hershëm të Milanit kundër Udineses.

Me këtë rast, ai vendosi një rekord të veçantë në futbollin italian, duke lënë pas njërin prej yjeve më të mëdhenj të viteve të fundit.

40-vjeçari e shfaqi magjinë e tij të dielën mbrëma në Friuli, në kuadër të xhiros së tetë të Serie A. Një pasim i shkëlqyer nga mesfushori i mundësoi Milanit ta shënonte golin e parë.

Milani shënoi në minutën e gjashtë. Modric e dërgoi një pasim të peshuar në mënyrë të përsosur te bashkëlojtari i tij amerikan, Christian Pulisic, i cili depërtoi me shpejtësi, kaloi mbrojtjen e Udineses dhe shënoi për t’ua dhënë mysafirëve epërsinë e hershme.

Më pas, rrjeti statistikor “Opta” zbuloi rekordin e arritur nga kroati.

Modric është bërë lojtari me më së shumti asistime në ligën italiane pas mbushjes së moshës 40-vjeçare, që nga rikthimi i kampionatit në formatin me 20 skuadra në sezonin 2004/05.

Ai ka regjistruar katër asistime që nga ditëlindja e tij e 40-të.

Kështu, Modric ka kaluar legjendën suedeze Zlatan Ibrahimovic, i cili kishte realizuar tri asistime në të njëjtën grupmoshë, ndërsa kroati vazhdon të dëshmojë se mund të ndikojë në ndeshje dhe të bëjë diferencën, pavarësisht moshës së tij.

modriclukarekordin

Më shumë nga Sport

  • 23:11Mbyllet klasikja, Mbappe hero i Real Madridit / Mourinho tregon pse është “Special One”
  • 22:56GOOOOOOOOOL! Kylian Mbappe i fut në “gjumë” tifozët e Barcelonës
  • 22:38Gol, goooool! Barcelona barazon ndaj Real Madridit
  • 21:56Lojë e zbehtë, me një gol “pahiri”/ Mbyllet pjesa e parë në “El Clasico”
  • 21:49GOOOOOOL! Kylian Mbappe kalon Real Madridin në epërsi