Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

GD
Gazeta Demos4 dhjetor 2025 në 19:03
Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

Trajneri i FC Basel, Ludovic Magnin, ka dashur të shuajë çdo dilemë sa i përket debatit që është krijuar së fundi rreth ekzekutuesit të penalltive te skuadra zvicerane.

Pas barazimit pa gola kundër St. Gallen, ku Xherdan Shaqiri humbi penalltinë e tretë të sezonit, trajneri kishte paralajmëruar se do të analizohej hierarkia e gjuajtësve brenda ekipit — deklaratë që shkaktoi menjëherë reagime në Basel.

Megjithatë, Magnin e sqaroi çështjen me tone të qarta, duke konfirmuar se Shaqiri do të vendosë nëse do të vazhdojë t’i gjuajë ose jo.

“Nëse Shaqiri dëshiron të vazhdojë të gjuajë penallti, ai do t’i gjuajë ato. Nuk ka diskutim për këtë”.

“Kjo më dukej gabim. Thashë që do ta shqyrtonim. Kështu u interpretua. Kjo më kujtoi se jam në Basel tani. Në Lausanne, një deklaratë e tillë nuk do të kishte pasur asnjë efekt fare”, shtoi ai me një buzëqeshje.

Momenti kur Amir Shaipi ia pret penalltinë Xherdan Shaqirit. Magnin pranoi se humbja e dy penalltive radhazi nga Shaqiri është e dhimbshme dhe fatkeqe për ekipin, por insistoi se besimi tek kapiteni mbetet i palëkundur.

“Ai është kapiteni ynë dhe nëse e merr topin, do ta marrë. Për mua nuk ka absolutisht asnjë arsye për ta vënë në dyshim”.

Ky qëndrim i trajnerit dëshmon qartë se pozita e Shaqirit si lider i skuadrës mbetet e fortë, pavarësisht periudhës së vështirë para portës nga pika e bardhë.

baseli

Më shumë nga Sport

  • 23:31Presidenti i Trabzonsporit tregon se sa para i ka fituar klubi, pas nënshkrimit me Salah
  • 22:54“Ju nuk mund të më ndalni”, Asllani reagon pas dështimit të transferimit te Leipzigu
  • 22:49Eskalojnë tifozët e “Zvezdës”, i thonë Vuçiqit: “serbët po derdhin gjak në Kosovë”
  • 22:21Messi donte të linte Botërorin për babain: Drama e dhimbshme që e përjetoi në heshtje
  • 22:01Mourinho: Rinovimi i Viniciusit na gëzoi të gjithëve