Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Heroi i papritur: 14-vjeçari që ‘rrëzoi’ Italinë duke marrë sekretin e Donnarumma-s

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 16:23
Heroi i papritur: 14-vjeçari që ‘rrëzoi’ Italinë duke marrë sekretin e Donnarumma-s

Një histori e pazakontë ka dalë në pah pas fitores së madhe të Bosnjë dhe Hercegovinës ndaj Italisë, në ndeshjen vendimtare që i siguroi kualifikimin në Kupën e Botës.

Protagonist i kësaj ngjarjeje është Afan Cizmic, një djalosh 14-vjeçar që shërbente si “ball boy” gjatë ndeshjes. Ai ka rrëfyer momentin kur vendosi të marrë një copë letre me rëndësi të madhe nga portieri italian, Gigi Donnarumma

“Isha duke e ndjekur ndeshjen me shumë vëmendje. Ndjeja çdo goditje që bënim, çdo pritje – si gjithë të tjerët, edhe unë ndihesha pjesë e asaj ndeshjeje. Ishte një sfidë ‘gjithçka ose asgjë’ për kombëtaren tonë,” tha Cizmic.

Ai shpjegoi se kishte vënë re diçka të pazakontë te portieri italian: “E pashë që la një copë letre pranë peshqirit dhe po e lexonte herë pas here. Aty ishin të shënuar gjuajtësit tanë të penalltive.”

Bosna Hersek’in, İtalya’yı eleyerek Dünya Kupası’na gittiği maçta İtalyan kaleci Gianluigi Donnarumma’nın penaltı notlarını saklayan 14 yaşındaki top toplayıcı Afan Cizmic: “Maçı dikkatle takip ediyordum. Her şutumuzu, her kurtarışı hissediyordum, herkes gibi ben de kendimi o… pic.twitter.com/ztQHAzMOjF — Sporx (@sporx) April 8, 2026

Sipas tij, vendimi për të ndërhyrë nuk ishte i lehtë: “Në atë moment pata një dilemë: ta merrja apo jo? Mendova nëse dikush do të thoshte diçka. U nisa, pastaj u ndala në mes të rrugës. Por më pas vendosa ta bëj – çfarë të ndodhë, le të ndodhë. Shkova, e mora letrën dhe ika me vrap.”

Ky moment, që tashmë po komentohet gjerësisht në media dhe rrjete sociale, konsiderohet nga shumë tifozë si një detaj që mund të ketë ndikuar në epilogun dramatik të ndeshjes.

Bosnjë dhe Hercegovina arriti të eliminojë Italinë dhe të sigurojë një vend në Kupën e Botës, në një nga surprizat më të mëdha të kualifikimeve.

KUPA E BOTES

Më shumë nga Sport

  • 12:38“Free Xhaka”, tifozët e Zvicrës në mbështetje të kapitenit
  • 23:33Spanja rikthen epërsinë ndaj Anglisë
  • 23:31Fitorja e parë, Maran: Nuk mund të kishte fillim më të mbarë
  • 23:13Gjimshiti: Ka për t’u përmirësuar, është vetëm fillimi i trajnerit Maran
  • 22:44Shqipëria e nis mbarë misionin në Ligën e Kombeve!