Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Courtois shpërthen pas veprimit të Messit: “Meritonte më shumë se një karton të verdhë”

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 09:11
Courtois shpërthen pas veprimit të Messit: “Meritonte më shumë se një karton të verdhë”

Trajneri i Columbus Crew, Laurent Courtois, ka reaguar pas episodit të Lionel Messit në ndeshjen ndaj Inter Miamit, duke kritikuar vendimin e gjyqtarit për ta ndëshkuar argjentinasin vetëm me karton të verdhë.

Messi u përfshi në një moment kontrovers gjatë ndeshjes, kur e hodhi topin në fytyrën e një kundërshtari, por arbitri vendosi ta ndëshkojë vetëm me karton të verdhë.

Courtois e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke thënë se Messi duhej të ndëshkohej më rëndë.

“Të gjithë e dinë se ai meritonte më shumë se një karton të verdhë. Është vërtet e trishtueshme”, deklaroi Courtois pas ndeshjes.

Incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë, kur Miami ishte në disavantazh 1-0 dhe po luante me një lojtar më pak. Messi tentoi të ekzekutonte shpejt rivënien anësore, por pas përplasjes me Gonzalo Tapian, e hodhi topin drejt fytyrës së futbollistit të Columbusit.

Të dy futbollistët u ndëshkuan me karton të verdhë nga gjyqtari Allen Chapman.

Arbitri, ndërkohë, e mbrojti vendimin e tij, duke argumentuar se forca e përdorur ishte e papërfillshme dhe se veprimi nuk përbënte nivelin e agresionit për karton të kuq.

Për Inter Miamin, kjo ndeshje u mbyll me një humbje të rëndë 3-0, duke e vënë skuadrën e Messit në rrezik eliminimi nga plejofet e MLS-së

kartonverdhëcourtois

Më shumë nga Sport

  • 09:41Alarm te Arsenali, David Raya rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të sezonit
  • 09:23Flamengo kampion i Brazilit
  • 08:46Inter Miami mposhtet rëndë nga Columbus, rrezikon eliminimin
  • 08:24Liga e parë, këto ndeshje do zhvillohen sot
  • 08:17Dy përballje tejet interesante sot në Superligën e Kosovës