Një mbrëmje që duhej të ishte e veçantë për Antony-n përfundoi me një ngjarje të pakëndshme jashtë fushës së lojës.
Sulmuesi brazilian, i cili luan për Real Betisin, bëri të ditur se shtëpia e tij ishte grabitur në kohën kur ai po luante në ndeshjen e Champions League kundër Portos.
Lajmin e konfirmoi vetë futbollisti përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shprehu zemërimin dhe zhgënjimin për atë që kishte ndodhur.
Antony theksoi se shqetësimi i tij më i madh nuk lidhet me humbjet materiale, por me sigurinë dhe mirëqenien e familjes së tij.
“Sot vij të ndaj një situatë shumë të trishtueshme dhe revoltuese. Një natë që kishte gjithçka për të qenë e mrekullueshme, përfundoi me indinjatë dhe zhgënjim. Më kanë grabitur shtëpinë!”, shkroi braziliani.
