Ish-futbollisti i Real Madridit, Guti, e ka komentuar El Clásicon e parë të sezonit, duke e vlerësuar formën e Barcelonës, por edhe duke i paralajmëruar katalunasit se përballja me rivalin e përjetshëm do të jetë një test i vërtetë.
“Sigurisht, Barcelona nuk do ta shkatërrojë Real Madridin në El Clásico. Barça ende nuk është përballur me një skuadër të fortë dhe i mungon ende Liga e Kampionëve. Do të shohim nëse do të jetë në gjendje të luftojë për ta fituar atë”, deklaroi Guti, në komentet e transmetuara nga emisioni “El Chiringuito”.
Ish-mesfushori madrilen e pranoi se Barcelona po e kalon një periudhë shumë të mirë, duke e theksuar qetësinë që skuadra katalunase e shfaq në lojën e saj.
“Deri më tani këtë sezon, nuk ka pasur asnjë skuadër që ka qenë në gjendje t’i bëjë ballë ritmit të Barcelonës. Është një skuadër e madhe dhe shfaq një qetësi që Real Madridit për momentin i mungon”, u shpreh ai.
