Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Hadërgjonaj para finales së “play-offit”: Turqia është shtëpia ime, ëndrra jonë është kualifikimi

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 19:21
Hadërgjonaj para finales së “play-offit”: Turqia është shtëpia ime, ëndrra jonë është kualifikimi

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka folur për mediat turke, para ndeshjes së madhe të Kosovës ndaj Turqisë.

Hadërgjonaj, i cili luan në pozitën e krahut të djathtë të mbrojtjes, aktivizohet tek Alanyaspori në Turqi.

Ai ka thënë se Turqia tashmë është shtëpia e tij e dytë, pasi ka luajtur për disa vite aty.

“Kam luajtur në Turqi për 6 vite. Ky vend është si shtëpi për mua tani. Të dy fëmijët e mi kanë lindur këtë. Por në fund të ditës, ëndrra ime është të kualifikohem për Botëror me kombëtaren e Kosovës”, u shpreh Hadërgjonaj për “A Spor”.

Tutje, 2-shi i Kosovës e komentoi edhe rëndësinë e ndeshjes ndaj Turqisë për Kosovën.

“Është një ndeshje e madhe për ne. Mund të jetë një nga ndeshjet më të mëdha të karrierës sonë në futboll. Të kemi mundësinë të luajmë në këtë finale është një ëndërr për ne. Kemi punuar shumë fort për të arritur në këtë nivel. Tani po përballemi me Turqinë dhe jemi shumë të emocionuar. Njerëzit në Kosovë dhe në mbarë botën po i numërojnë ditët për ta parë këtë finale”, tha ai tutje në intervistën e tij për “A Spor”.

Ai pati edhe disa fjalë për grupin, në të cilin Kosova përfundoi e dyta në kualifikimet e rregullta për Botërorin 2026.

“Sipas mendimit tim, nuk ishim favoritë në grup. Zvicra, Suedia dhe Sllovenia ishin skuadra më me përvojë në nivel kombëtar. Shumë njerëz nuk prisnin asgjë nga ne, por ne besuam në vetvete që nga fillimi. Bëmë një punë shumë të mirë si ekip. Mendojmë se e merituam të jemi në finale”, shtoi ai.

Gjasat në finale për Hadërgjonajn janë 50-50, teksa ai emëroi rrezikun kryesor nga Turqia.

“Është e vështirë të zgjedhësh lojtarin më të rrezikshëm te kombëtarja e Turqisë. Arda Güler, Hakan Çalhanoğlu dhe Kenan Yıldız… të gjithë janë lojtarë me cilësi shumë të lartë. Megjithatë, kjo nuk bën diferencë për ne. Jemi në finale dhe finalet janë 50/50. Avantazhi ynë është që do të luajmë në shtëpi. Edhe pse atmosfera këtu nuk do të jetë si në Turqi, besojmë se do të jetë e ngjashme”, e mbylli ai.

Ndeshja finale e “play-offit” të Botërorit, Kosovë – Turqi luhet më 31 mars në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45. Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në Kampionatin Botëror të vitit 2026, që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

FLORENT HADERGJONAJ

Më shumë nga Sport

  • 08:04FIFA nis procedurat disiplinore kundër tre përfaqësuesve të Egjiptit, shkak deklaratat pas humbjes nga Argjentina
  • 22:29Endricku në radarët e Liverpoolit, zbulohet vendimi i sulmuesit
  • 22:10Çfarë autogoli: Raportojnë se “Kosova është Serbi”, por videoja i tradhton keq mediat serbe
  • 22:07Blerim Krasniqi: Pranuam gola të lehtë
  • 22:00Egnatia nuk gjen golin në shtëpi, gjithçka vendoset në Norvegji