Pep Guardiola ka refuzuar një ofertë të rëndësishme financiare nga Inter Miami, duke i dhënë fund spekulimeve që e lidhnin me një kalim të mundshëm në Major League Soccer dhe një ribashkim me Lionel Messin.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klubi amerikan në pronësi të David Beckham kishte përgatitur një projekt ambicioz për të bindur strategun katalanas që të merrte drejtimin e skuadrës pas përfundimit të aventurës së tij te Manchester City
Inter Miami synonte të rikthente një nga partneritetet më të suksesshme në historinë e futbollit modern, atë mes Guardiolës dhe Messit. Dyshja kishte shkruar historinë te Barcelona, duke fituar trofe të shumtë dhe duke dominuar futbollin evropian për vite me radhë.
Megjithatë, pavarësisht interesimit serioz dhe ofertës së konsiderueshme financiare, Guardiola ka vendosur të mos e pranojë sfidën në këtë moment të karrierës së tij.
