Granit Xhaka ka vazhduar kritikat e tij pas barazimit zhgënjyes 1-1 të Zvicrës ndaj Katarit në Kupën e Botës, duke lënë të kuptohet se disa nga bashkëlojtarët e tij nuk i respektuan detyrat taktike në fushë.
Kapiteni i kombëtares zvicerane ishte i zemëruar pas golit të vonshëm të pësuar dhe fajësoi mungesën e disiplinës për humbjen e kontrollit të ndeshjes.
“Kjo nuk duhet të ndodhë në këtë nivel. Në fund të pjesës së dytë e humbëm ritmin tonë. Nuk po luanim më në të njëjtat pozicione si në pjesën e parë. Të gjithë po lëviznin paksa kudo në fushë”.
Mesfushori 33-vjeçar duket se kritikoi edhe disa nga lojtarët e aktivizuar nga banka rezervë, duke theksuar se secili duhet t’u përmbahet udhëzimeve të trajnerit.
