Para ndeshjes së kthimit të UEFA Nations League B mes Kombëtares së Femrave të Turqisë dhe Kosovës, referja Michalina Diakow u rrëzua papritur në tokë gjatë intonimit të himnit kombëtar, raporton mediumi turk Haberler.
Ekipet mjekësore reaguan menjëherë dhe i dhanë ndihmën e parë, ndërsa Diakow u ndihmua të kthehej në dhomën e zhveshjes.
