Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

FSHF del me një njoftim për ndeshjen Shqipëri-Angli

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 16:27
FSHF del me një njoftim për ndeshjen Shqipëri-Angli

Në kuadër të ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” Shqipëri – Angli, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit ka përcaktuar disa masa organizative dhe udhëzime për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë maksimale të tifozëve.

FSHF fton të gjithë sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme:

Tabela orientuese dhe informacion paraprak për tifozët Në ditën e ndeshjes, stafi i stadiumit “Air Albania” do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më lehtë hyrjen dhe tribunën përkatëse sipas biletës që kanë blerë.

Koshat plastike dhe kontrollet fizike Në pikat e hyrjes së stadiumit do të vendosen kosha plastike për grumbullimin e sendeve të ndaluara, të cilat mund të zbulohen gjatë kontrolleve fizike nga strukturat e sigurisë. Gjithashtu, grumbullimi i monedhave dhe sendeve të tjera të vogla do të bëhet nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.

Rregullat e hyrjes në stadium Të gjithë tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën përkatëse për hyrjen në stadium. Nuk do të lejohet futja e fëmijëve pa biletë, pavarësisht moshës, në mënyrë që të shmanget mbipopullimi dhe bllokimi i shkallëve gjatë ndeshjes. Gjithashtu, tifozët paralajmërohen se biletat e dublikuara ose të falsifikuara nuk do të njihen nga sistemi elektronik i stadiumit, dhe poseduesit e tyre nuk do të lejohen të hyjnë. Portat e stadiumit do të hapen tre orë përpara fillimit të ndeshjes, ndaj FSHF dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje tifozëve të mbërrijnë në kohë, të ndjekin udhëzimet e rendit dhe të drejtohen drejt tribunës së përcaktuar në biletën e tyre. Federata e Futbollit falënderon tifozët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, me qëllim që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë sportive, të sigurt dhe korrekte për të gjithë

FSHF

Më shumë nga Sport

  • 22:47Dembele i thotë ‘Jo’ interesimit të klubeve arabe, drejt rinovimit me PSG
  • 21:24Vritet në rrugë futbollisti i përfaqësueses afrikane, ishte futbollist edhe në Evropë
  • 19:54Merr fund dilema e Vinicius, ja vendimi që mori Reali
  • 19:39Prezantimi i jashtëzakonshëm i Salah, stadiumi i përmbushur
  • 19:36Zbulohet paga marramendëse e Salahut te Trabzonspori – rekord absolut në Turqi