Federata e Futbollit e Sllovakisë ka njoftuar edhe njëherë se tifozët me pasaporta kosovare nuk do të lejohen në sektorët vendas gjatë ndeshjes ndaj Kosovës në Bratisllavë, por vetëm në sektorin e mysafirëve.
Ky vendim, sipas federatës, është marrë për arsye sigurie dhe për të shmangur sjellje të papërshtatshme, si pankarta apo thirrje ofenduese, ndërkohë që qëllimi kryesor është të ndalohet që tifozët kosovarë të “pushtojnë” stadiumin, siç kishte ndodhur më parë në Slloveni.
