Valon Berisha i dha fund aventurës me Kombëtaren e Kosovës pas 10 vjete.
Mesfushori u pensionua dhe mbrëmë u nderua nga FFK-ja pas pjesës së parë të ndeshjes Kosova vs Austria, shkruan Indeksonline
Berisha është në histori për shumë statistika. Përveç golit të parë të shënuar me fanellën e Kosovës, ai është në mesin e pak lojtarëve që shënuan gola ndaj Anglisë.




