Panelistë të shumtë nga sporti vendor dhe ndërkombëtar e kanë madhështuar Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet.
Kjo konferencë është organizuar sot nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Konferenca u fokusua në temën: “Sporti dhe edukimi fizik në epokën e ndryshimeve globale: Sfidat dhe perspektivat”.
