Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Foda: U mbrojtëm keq ndaj Zvicrës – kundër Suedisë do të luajmë më agresivisht

GD
Gazeta Demos6 shtator 2025 në 10:45
Foda: U mbrojtëm keq ndaj Zvicrës – kundër Suedisë do të luajmë më agresivisht

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas humbjes së thellë ndaj Zvicrës, me rezultat 4:0.

Foda thotë se problemi më i madh i kombëtares ishte dinamika më e madhe e Zvicrës sesa e Kosovës.

Ai shton se ekipi i tij, nuk ia doli të mbrohej si duhej.

“Në pjesën e parë, dhjetë minutat e para ishin ende në rregull, por më pas luajtëm pa vetëbesim. Humbëm shumë topa, nuk fituam topat e dytë, Zvicra ishte më dinamike se ne, më e shpejtë në mendime, dhe kjo ishte problemi më i madh. Golat i pësuam shumë lehtë, edhe pse e dinim dhe e kishim diskutuar në mbledhje që ata përpiqen shpesh të krijojnë epërsi numerike në krahë – dhe aty u mbrojtëm shumë keq”, u shpreh trajneri i Kosovës.

Ai foli edhe rreth lëndimit të Amir Rrahmanit, i cili u detyrua ta lëshojë fushën.

“Sa i përket lëndimit, ai ka probleme me muskujt prapa, shpresoj të mos jetë diçka serioze. Ai u detyrua të largohej, por pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Ishim më kompaktë, mbyllëm më mirë krahët, ishim më të sigurt me topin dhe fituam më shumë topa të dytë. Në pjesën e parë nuk luajtëm në nivelin tonë të zakonshëm”, tha Foda për gazetarin Arlind Sadiku.

Sa i përket përballjes me Suedinë, Foda tha se Kosova do të bëjë shumë më mirë dhe do të luajë më me agresivitet.

“Duhet pranuar se Zvicra, sidomos në pjesën e parë, ishte shumë e shpejtë, shumë dinamike dhe kalonte me lehtësi nga mbrojtja në sulm. Për këtë arsye, fitoren e tyre e merituan. Në pjesën e dytë, siç thashë, u paraqitëm dukshëm më mirë. Bëmë tre zëvendësime në pushim dhe tani duhet të rikuperohemi, sepse na pret përgatitja për ndeshjen me Suedinë. Duhet të luajmë shumë më agresivisht, të jemi më të fortë në duele. Sot, megjithëse kishim shumë duele, i humbëm ato vendimtaret dhe kjo ndikoi në rezultatin final. Kundër Suedisë këtë gjë duhet ta bëjmë shumë, shumë më mirë”, tha përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës.

Më shumë nga Sport

  • 10:43Hallgrimsson vlerëson kombëtaren e Kosovës: Është një ekip jashtëzakonisht i mirë dhe i zhvilluar
  • 10:08Federata irlandeze këshillon tifozët: Prishtina qytet përgjithësisht i sigurt, kujdes me flamujt
  • 07:40Kosova dhe Irlanda, aktivitetet zyrtare një ditë para ndeshjes
  • 23:14Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani
  • 22:29Juventusi gati të rikthejë ish-portierin e tyre pas lëndimit të Grabaras