Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Florentino Perezit i del një rival për postin e presidentit të Realit

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 15:57
Florentino Perezit i del një rival për postin e presidentit të Realit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dje gjatë një konference për media njofti për zgjedhje të reja brenda klubit.

Ai bëri thirrje që personat që ishin kundër tij, të dalin dhe të kandidojnë hapur për postin e presidentit

Një ditë më pas, raportohet se tashmë ka një kandidat, i cili do të jetë rivali i Florentno Perezit.

Bëhet fjalë për Enrique Riquelme-n, një biznesmen dhe CEO i një kompanie energjitike të quajtur Cox Energy.

Por sipas statutit të Real Madrdit, ka disa kushte që një kandidat duhet t’i plotësojë për të garuar për president.

Statuti përcakton që personi që dëshiron të paraqesë një kandidaturë duhet të ketë më shumë se njëzet vjet përvojë pune si anëtar, pesëmbëdhjetë vjet për zëvendëspresidentin e tyre dhe dhjetë vjet për pjesën tjetër të bordit të drejtorëve.

Në aspektin financiar, për t’u kualifikuar për të kandiduar për president të Real Madrid CF-së, kandidatët duhet të demonstrojnë asete të barabarta me 15% të buxhetit të klubit, i cili arriti një rekord prej 1.248 miliardë eurosh për sezonin 2025-2026 . Kjo përkthehet në 187 milionë euro.

Sipas El Confidencial, Riquelme është tashmë në negociata me disa banka kryesore ndërkombëtare, për të siguruar paratë e nevojshme.

Rma

Më shumë nga Sport

  • 19:26Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën
  • 18:16Akil Gjakova fiton të bronztën në Lojërat Mesdhetare
  • 18:14Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo
  • 12:05Flaka Loxha në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”
  • 23:22Ilir Daja ‘shpërthen’ pas ndeshjes: Organizimi më i dobët, s’kam hasur gjë më të keqe