Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Fjalët e Cristiano Ronaldos pasi shkroi emrin e tij në librat e historisë të Kupave të Botës

GD
Gazeta Demos23 qershor 2026 në 22:06
Fjalët e Cristiano Ronaldos pasi shkroi emrin e tij në librat e historisë të Kupave të Botës

Futbollisti legjendar portugez, Cristiano Ronaldo, ishte protagonisti kryesor i fitores bindëse 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit në Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi 41-vjeçar realizoi dy gola dhe vendosi një rekord historik, duke u bërë lojtari i parë që shënon në gjashtë Kupa të Botës të ndryshme.

Dy golat e shënuar ndaj Uzbekistanit ishin të parët e Ronaldos në këtë edicion të Botërorit, por mjaftuan për ta futur edhe një herë emrin e tij në librat e historisë së futbollit.

Reagim emocional pas ndeshjes

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, Ronaldo iu drejtua kamerës televizive dhe bërtiti me emocion: “Jam kthyer, jam kthyer!”

Më vonë, në një deklaratë për mediat, kapiteni portugez shpjegoi mesazhin e tij, duke nënvizuar se kishte vuajtur pas ndeshjes së parë.

“Ata menduan se kisha mbaruar dhe se duhej t’u thosha lamtumirë, por unë jam këtu. Jam kthyer. Historitë dhe zërat nga jashtë janë gjithmonë të tilla dhe ne nuk mund t’i kontrollojmë. Ne ecim përpara dhe qëndrojmë të bashkuar”, deklaroi Ronaldo.

Cristiano Ronaldo, i është gëzuar edhe rekordit të arritur, por ai ka thënë se qëllimi i tij është të ndihmoj ekipin e Portugalisë të arrijë synimet.

“Jam shumë i lumtur. Por për mua, gjëja më e rëndësishme është puna jonë dhe besimi që treguam. Ekipi luajti shumë mirë dhe u përmirësua shumë. Siç thotë shprehja, çdo gjë ka një anë pozitive”.

“Natyrisht, duke folur personalisht, rekordet janë gjithmonë të bukura, por qëllimi im është gjithmonë të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tij”, ka thënë Ronaldo.

Portugalia pranë kualifikimit

Me këtë fitore, Portugalia kryeson Grupin K me katër pikë pas dy ndeshjeve të para. Portugezët janë shumë pranë sigurimit të kualifikimit në fazën eliminatore, ndërsa vendi i parë në grup pritet të vendoset në përballjen e fundit ndaj Kolumbisë.

Ronaldo, ndërkohë, vazhdon të sfidojë moshën dhe të thyejë rekorde, duke dëshmuar se mbetet një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit botëror.

cristiano ronlado

Më shumë nga Sport

  • 21:06Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu
  • 19:48Shqipja kosovare e bën “llugë” Moskën e Rusinë, ‘vajtojnë’ mediat serbe për transferimin 11-milionësh të Dakut
  • 19:13Manchester City po mendon për të gjetur pasardhësin e Rodrit, interesohet për yllin e Premierligës
  • 19:12Tottenhami e shpërblen talentin shqiptar me kontratën e parë profesionale, pritet t’i bashkohet skuadrës së parë
  • 16:21Një dekadë krenarie: 10 vjet nga medalja e parë olimpike e Kosovës