FIFA ka nënvizuar sot rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares së Kosovës, duke e cilësuar si një “ngritje historike” që dëshmon progresin e madh të ekipit që nga debutimi në vitin 2016.
Në fokus është avancimi i vendit të Kosovës në renditjen botërore, nga starti modest në pozicionin e 190-të, deri te rekordi i ri, vendi i 84-të.
Sipas FIFA-s, ky progres nuk është vetëm një shifër statistikore, por një tregues i përkushtimit të futbollistëve dhe identitetit të qartë që Kosova ka ndërtuar në arenën ndërkombëtare.
“Një ngritje historike për Kosovën. Nga debutimi i tyre në renditjen botërore të FIFA-s për meshkuj në vendin e 190-të në vitin 2016 në vendin e 84-të sot — pozicioni i tyre më i mirë ndonjëherë. Tani ata janë në prag të një debutimi në Kupën e Botës”, ka shkruar FIFA në postimin e saj zyrtar.
