Bodrumspori ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Elvir Gashijani, i cili do ta vazhdojë karrierën në futbollin turk.
20-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Bodrumsporin, klub që garon në kategorinë e dytë të futbollit të Turqisë.
Gashijani është transferuar te skuadra turke nga Llapi, ndërsa marrëveshja është arritur për shumën prej 150 mijë eurosh. Klubi nga Podujeva ka ruajtur gjithashtu 20 për qind të kartonit të sulmuesit.
