Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në kohë rekorde, të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Sllovenia janë shitur.
Kjo ndeshje luhet në “Fadil Vokrri” më 10 tetor, dhe zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
FFK-ja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se të gjitha biletat për këtë ndeshje të madhe për Kosovën janë shitur.
Çmimet e biletave shkonin nga 10 euro më e lira, deri në 100 euro, më e shtrenjta.
