Federata e futbollit e Iranit ka thënë se askush nuk mund ta ndalojë ekipin e tyre kombëtar të luajë në Kupën e Botës, duke reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili sugjeroi se lojtarëve iranianë mund të mos u lejohet të marrin pjesë në turne për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Në një postim në llogarinë zyrtare të ekipit kombëtar në Instagram, i njohur si Team Melli, u theksua se vendimi për të marrë pjesë në Kupën e Botës nuk mund të merret nga një individ apo ndonjë vend.
“ Kupa e Botës është një ngjarje historike dhe ndërkombëtare, dhe i vetmi institucion që e drejton këtë garë është FIFA, jo një individ apo një vend ”, thuhet fillimisht në deklaratë.
Federata Iraniane kujtoi gjithashtu se është ndër përfaqësueset e para që kualifikohet për Kupën e Botës falë rezultateve të mira dhe fitoreve.
Në mesazhin vijues, iranianët thirrën në mënyrë indirekte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë një nga organizatorët e turneut.
