FC Malisheva i ka paraqitur një ofertë zyrtare trajnerit spanjoll Josep “Pep” Guardiola.
Oferta, e nënshkruar nga zëvendëspresidenti i klubit, Afrim Bytyqi, parasheh një pagë vjetore prej 650 mijë euro bruto, ndërsa kontrata përfshin edhe bonuse të konsiderueshme në rast të arritjes së objektivave sportive, shkruan Indeksonline
Sipas ofertës së FC Malisheva, Guardiola do të përfitonte:
100 mijë euro bruto nëse shpallet kampion i Kosovës;
300 mijë euro bruto për kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Champions League;
200 mijë euro bruto për kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Europa League;
100 mijë euro bruto për kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Conference League.
Kështu, në rast të fitimit të titullit kampion dhe kualifikimit në fazën e ligës së UEFA Champions League, vlera vjetore e kontratës do të arrinte në 1.05 milionë euro bruto.
