Kosova është një ndeshje larg ëndrrës së madhe, Kampionatit Botëoror. Kualifikimin historik kombëtarja më e re e Ballkanit e kërkon në tokën dardane ndaj Turqisë.
Në stadiumin që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri, i cili bëri gjithçka që Kosova të luaj nëpër këto nivele.
10 vjet pas pranimit në FIFA, “Dardanët” kanë një mundësi të artë që ta shkruajnë historinë pikërisht në stadiumin që e mban emrin e presidentit legjendar të FFK-së, të ndjerit Fadil Vokrri.
Stadiumi “Fadil Vokrri” ka qenë “arrë e fortë” për shumë kombëtare e mëdha evropiane që nga ardhja e Frano Fodas në krye të stolit kosovar.
Shumë kombëtare të mëdha kanë dal kokëulur dhe të gjunjëzuara, një ndër to edhe Suedia e dy yjeve Isak, Gyokeres.
Edhe pse erdhën si super-favorit, Suedia e këtyre yjeve u mposht 2-0 në Prishtinë, në sfidën e eliminatorëve për Botëror.
Kosova në këtë stadium ka dal e pamposhtur edhe ndaj Zvicrës, ku e ndal me barazim (1:1).
Një tjetër kombëtare që nuk arriti të marrë fitore në stadiumin “Fadil Vokrri” është Sllovenia. Sllovenët u ndalën me barazim (0:0).
Në fakt përgjatë vitit 2025, asnjë kombëtare që erdhi në Prishtinë nuk doli e fituar. Kosova luajti madje edhe një play-off këtu në kuadër të Ligës B të Kombeve, ndaj Islandës ku e fitoi me rezultat 2-1.
