Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka uruar KB Trepça për titullin kampion, duke theksuar se Mitrovica vazhdon të mbetet zemra e basketbollit kosovar.
“Sonte, ‘Trepça’ dhe qytetarët e Mitrovicës nuk festojnë vetëm për titullin kampion, por për historinë që vazhdon të shkruhet. Mitrovica nuk prodhon vetëm lojtarë e trofe, por kulturë sportive, krenari qytetare dhe mentalitet kampioni”, ka shkruar Osmani.
Ai uroi lojtarët, stafin dhe tifozët për suksesin e arritur, duke vlerësuar atmosferën dhe traditën sportive të qytetit të Mitrovicës.
