Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Edon Zhegrova shpjegon pse qëndroi te Juventusi: Dua të arrij diçka të madhe

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 15:09
Edon Zhegrova shpjegon pse qëndroi te Juventusi: Dua të arrij diçka të madhe

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka folur për vendimin e tij për të qëndruar te Juventusi, pavarësisht pasigurisë gjatë afatit kalimtar të verës.

Në një intervistë për SportMediaset, pas barazimit pa gola të Kosovës ndaj Izraelit, Zhegrova tha se dëshiron të vazhdojë aventurën te klubi italian dhe të arrijë objektiva të mëdha.

“E dua këtë klub dhe dua të arrij diçka të madhe. Kur më nënshkruan, isha shumë i lumtur, nuk doja të largohesha në këtë mënyrë. Doja të qëndroja dhe tani dua të bëj gjëra të mëdha”, ka deklaruar Zhegrova.

Ai tha se ndihet i lumtur në Torino dhe vlerësoi klubin, trajnerin dhe bashkëlojtarët.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, është një klub i madh. Do të jap më të mirën nga vetja sa herë që dal në fushë”, u shpreh ai.

Zhegrova foli edhe për vendimin e trajnerit Luciano Spalletti për ta lënë jashtë listës së Juventusit për Ligën e Evropës, duke thënë se e respekton zgjedhjen.

“Është një zgjedhje e Spallettit. Do të bëj çmos, respektoj çdo vendim. Kemi një ekip të shkëlqyer, luajmë për të fituar”, tha reprezentuesi kosovar.

I pyetur nëse Juventusi është më i mirë se Interi, Zhegrova u përgjigj me buzëqeshje: “Nuk dua të flas për këtë, por Juventusi është gjithmonë më i mirë”.

Ndryshe, Zhegrova ka shënuar dy gola këtë sezon në ndeshjen ndaj Sassuolos, pasi u inkuadrua nga banka rezervë.

zhegrovajuventusiedon

Më shumë nga Sport

  • 23:12Foda: Po e përgatis ekipin për kualifikim në Kampionatin Evropian!
  • 23:11Klopp e arrin fitoren e parë me Gjermaninë, e lodh me lojë Serbinë
  • 22:38Kosova vetëm një pikë përballë Izraelit
  • 22:04Presidenti i Portugalisë në mbështetje të Ronaldos: Nuk mund ta trajtoni kështu
  • 09:22“Forca Kosovë!”, FFK del me njoftim para ndeshjes së ‘Dardanëve’