Franko Foda ka qenë i “ftohtë” në deklaratën pas ndeshjes me Izraelin. Trajneri i Kosovës ka thënë se po e përgatit skuadrën për kualifikim në Evropian.

“Vitin e ardhshëm e kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe për këtë arsye kam vendosur që të prezantoj fytyra të reja. Djemtë e kanë bërë punën e tyre. Ka qenë ndeshja mjaft e fortë kundër një ekipi teknikisht të fuqishëm. Ky konstalacion i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe marrë në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me një barazim” ka thënë Foda