Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Dy policë të lënduar, parandalohet përleshja mes tifozëve të Ferizajt e Prishtinës

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 16:34
Dy policë të lënduar, parandalohet përleshja mes tifozëve të Ferizajt e Prishtinës

Dy policë janë lënduar gjatë parandalimit të një përleshjeje mes tifozëve në Ferizaj, ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacion për intervistim.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 28.09.2025 pasi ka filluar ndeshja futbollistike për garat e Superligës së Kosovës, në mes të Ferizajt dhe Prishtinës, policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve jashtë tribunave”.

“Me këtë rast policia ka shoqëruar 4 persona në stacionin policor në Ferizaj për intervistim, ndërsa dy pjesëtarë të policisë kanë pësuar lëndime trupore dhe për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.

Tutje, ai u shpreh se janë marrë masat shtesë nga policia për mbarëvajtjen e ndeshjes në mes Ferizajt dhe Prishtinës.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 12-të ndërsa pas intervenimit të policisë dhe krijimit të kushteve, ndeshja ka vazhduar.

fc ferizaj

Më shumë nga Sport

  • 23:33Spanja rikthen epërsinë ndaj Anglisë
  • 23:31Fitorja e parë, Maran: Nuk mund të kishte fillim më të mbarë
  • 23:13Gjimshiti: Ka për t’u përmirësuar, është vetëm fillimi i trajnerit Maran
  • 22:44Shqipëria e nis mbarë misionin në Ligën e Kombeve!
  • 21:49Shqipëria po fiton me epërsi të dyfishtë ndaj Bjellorusisë, pas pjesës së parë