Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Dy medalje për Kosovën në Kupën Botërore WAKO, Kastrati fiton të argjendtën dhe Dulaj të bronztën

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 16:15
Dy medalje për Kosovën në Kupën Botërore WAKO, Kastrati fiton të argjendtën dhe Dulaj të bronztën

Kikboksierët kosovarë Nart Kastrati dhe Art Dulaj kanë shënuar sukses në Kupën Botërore WAKO, e zhvilluar nga 13 deri më 18 tetor në Tashkent të Uzbekistanit.

Kosova ka fituar dy medalje në një prej garave ndërkombëtare të kikboksit, falë paraqitjeve të Nart Kastratit dhe Art Dulajt.

Nart Kastrati u stolis me medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 81 kilogramë, pasi arriti deri në finalen e garës, ndërsa Art Dulaj siguroi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 67 kilogramë.

Sipas njoftimit të Federatës së Kikboksit të Kosovës, në këtë ngjarje ndërkombëtare morën pjesë mbi 2.530 sportistë dhe anëtarë të delegacioneve nga më shumë se 48 shtete.

Kosova u përfaqësua nga një delegacion prej tre anëtarësh, i udhëhequr nga presidenti i Federatës së Kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli, së bashku me dy garuesit, Kastratin dhe Dulajn.

Makolli e vlerësoi lart suksesin e sportistëve kosovarë, duke theksuar se këto medalje kanë një domethënie të veçantë, pasi u fituan në Uzbekistan, shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Për ne, ky sukses ka një domethënie të veçantë. Në një vend që ende nuk e njeh shtetin tonë, sportistët tanë përfaqësuan Kosovën me krenari dhe dinjitet, duke dëshmuar se sporti është një nga ambasadorët më të fuqishëm të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Makolli.

Me medaljen e argjendtë të Kastratit dhe atë të bronztë të Dulajt, Kosova shënon një tjetër rezultat pozitiv në arenën ndërkombëtare të kikboksit, duke dëshmuar potencialin e sportistëve të saj në garat botërore.

medaljekastratidulaj

Më shumë nga Sport

  • 17:10KB Peja gjen zëvëndësuesin e Kakiouzis, zyrtarizon trajnerin e njohur
  • 17:08Thirrjet për shtyrjen e ndeshjes PSG – Barça shkaku i protestave në Paris mohohen nga Qeveria franceze
  • 16:29Pritet heqje e konsiderueshme e pikëve për Manchester Cityt dhe rënia në “Championship”
  • 16:16“Janë e ardhmja e vendit”, Lorik Cana ka një mesazh për studentët
  • 16:14“Topi i Artë padyshim te një lojtar i PSG-së”, Vitinha tregon se kush duhet të jetë fituesi