Protestat e studentëve në Tiranë dhe përplasjet me forcat e policisë kanë nxitur reagime të shumta publike.
Mes personazheve të njohura që kanë shprehur qëndrimin e tyre për situatën është edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Përmes një postimi në Instagram Story, Cana ka shprehur mbështetjen për studentët, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të kërkesave të tyre dhe gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme nga institucionet përgjegjëse.
Në mesazhin e publikuar, ai shkruan:
“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme. Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë.”



