Driton Kuka e ka festuar me krenari një tjetër moment historik të xhudos kosovare, duke ngritur nëntë gishta në arenën legjendare “Bercy” në Paris, shkruan Reporteri.net.
Ky gjest simbolik erdhi pas triumfit të Distria Krasniqit, e cila të shtunën fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, një nga ngjarjet më prestigjioze të xhudos botërore.
Për Distria Krasniqin, kjo ishte medalja e nëntë e fituar në Grand Slamin e Parisit, një dëshmi e vazhdimësisë dhe madhështisë së saj si kampione. Por kjo fitore kishte një domethënie të veçantë edhe për trajnerin e saj, Driton Kuka, pasi përfaqësonte medaljen e nëntë të artë të fituar nga ai si trajner pikërisht në këtë turne elitar.
Në një arenë të mbushur me rreth 20 mijë shikues, Kuka dhe Distria u fotografuan së bashku, duke reflektuar emocionin dhe madhështinë e një suksesi që tashmë është bërë pjesë e historisë së sportit shqiptar. Parisi, edhe një herë, foli shqip, ndërsa xhudoja e Kosovës konfirmoi se është forcë e pandalshme në arenën ndërkombëtare.
Në shenjë feste dhe krenarie, Driton Kuka reagoi edhe me një postim emocionues duke shkruar se “9 copa të Arta dhe se Grand Slaim në Paris prapë flet shqip”.
Postimi i Kukës:
