Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Galatasaray i jep lamtumirën e fundit legjendës Xhevat Prekazi

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 17:45
Galatasaray i jep lamtumirën e fundit legjendës Xhevat Prekazi

Është mbajtur në Beograd ceremonia mortore për Xhevat Prekazin, ish-futbollistin legjendar të Galatasarayt, i cili ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare.

Ceremonia u zhvillua në stadiumin e Partizanit, në kryeqytetin serb, ku të pranishëm ishin familjarë, miq, ish-bashkëlojtarë dhe përfaqësues të klubeve me të cilat Prekazi kishte lënë gjurmë gjatë karrierës së tij, shkruan Indeksonline

Galatasaray u përfaqësua nga nënkryetari Sedat Artukoglu, sekretari i përgjithshëm i bordit drejtues Can Natan dhe anëtari i bordit Ozan Bingol Yurtsever.

Gjatë ceremonisë, Artukoglu mbajti një fjalim prekës, duke kujtuar kontributin e Prekazit në historinë e klubit turk. Ai theksoi se ish-futbollisti ishte një nga figurat më të rëndësishme të Galatasarayt, duke përmendur veçanërisht golin e famshëm të shënuar ndaj Monacos në vitin 1989, që mbetet ende në kujtesën e tifozëve.

Një nga momentet më emocionuese ishte vendosja e fanellës së Galatasarayt pranë Prekazit, në përputhje me dëshirën e tij. Sipas përfaqësuesve të klubit, ai kishte kërkuar që në ceremoninë e lamtumirës të ishte i pranishëm me fanellat e dy skuadrave të rëndësishme për të, Galatasarayt dhe Partizanit.

Sekretari i përgjithshëm Can Natan e cilësoi Prekazin si një hero të fëmijërisë për gjeneratën e tij, duke shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen e tij nga jeta. Ai falënderoi gjithashtu Partizanin për organizimin e ceremonisë dhe shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e ish-futbollistit.

Prekazi e kishte veshur fanellën e Galatasarayt nga viti 1985 deri më 1991, duke luajtur një rol të rëndësishëm në dy titujt e kampionit të fituar nga klubi turk. Ai do të kujtohet për talentin, karakterin dhe golat e tij të paharrueshëm, por mbi të gjitha për gjurmën e veçantë që la në historinë e futbollit

prekazigalatasarayxhevat

Më shumë nga Sport

  • 18:01Mbappé dhe Zidane në përplasje për rolin në sulmin e Francës
  • 17:57Ky futbollist gjerman pritet të pensionohet vitin e ardhshëm
  • 17:49Dardanët zhvillojnë stërvitjen e tretë, optimizëm para ndeshjes me Izraelin
  • 17:48Lutfi Dalipi në krye të renditjes së CIES-it, lë pas talentët e futbollit botëror
  • 16:03Ish-futbollisti mitrovicas Xhevat Prekazi varroset nesër në Beograd