Donjeta Sadiku sot zbret në ring për finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku do të luftojë për medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Boksierja kosovare do të përballet me Kristina Kuluhovën, një boksierе ruse që përfaqëson Serbinë. Meçi është caktuar të nisë në ora 17:15.

Sadiku siguroi finalen pas një paraqitjeje bindëse në gjysmëfinale, ku mposhti greken Sofia Legaki me vendim unanim 5:0. Me këtë sukses, ajo tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por synimi i saj është e arta.