Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Dhimbje në Portugali: Mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit Diogo Jotës

GD
Gazeta Demos5 korrik 2025 në 09:19
Dhimbje në Portugali: Mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit Diogo Jotës

Atmosferë e rëndë dhe emocione të mëdha në Gondomar të Portugalisë, ku qindra mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht vetëm 11 ditë pas martesës së tij.

28-vjeçari, baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë në një aksident automobilistik gjatë kthimit për në Angli, ku pritej t’i bashkohej Liverpool-it në fazën përgatitore. Ai ishte këshilluar të shmangte fluturimin pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të lehtë.

Karriera e tij ishte në kulm: këtë vit kishte fituar Premier Leaguen me Liverpool-in dhe Nations League me Portugalinë.

Klubi i Liverpool-it e përshkroi humbjen si “një tragjedi që tejkalon futbollin”, ndërsa mijëra tifozë u mblodhën pranë stadiumit Anfield për të vendosur lule, shalla dhe për të kënduar këngët e tij.

Kapiteni Jordan Henderson dhe sulmuesi Mohamed Salah e ndanë dhimbjen publikisht, me mesazhe të ndjera:

“Prehu në paqe, miku im, bashkë me vëllain tënd André. Do na mungosh të gjithëve.” – shkroi Henderson.

“Jam pa fjalë… nuk mendoja se do kishte ndonjë gjë që do më trembte të kthehesha në Liverpool,” u shpreh Salah.

Homazhe u bënë edhe nga ish-klubi i tij Wolves, klubi rival Everton, e deri te eventi muzikor i grupit Oasis, ku imazhi i tij u shfaq në fund të këngës “Live Forever”, mes duartrokitjesh të fuqishme.

Varrimi i Jotës do të mbahet këtë të shtunë në orën 10:00, në Igreja Matriz de Gondomar.

Më shumë nga Sport

  • 20:32Flick flet për transferet e mundshme te Barcelona
  • 20:08Mbi 5 milionë euro, kjo është kontrata që Mirlind Daku e nënshkroi me Spartakun e Moskës
  • 22:26Portieri shqiptar zhgënjen në dy ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës
  • 19:30Vrioni debuton me dy gola në Bundesliga të Austrisë
  • 18:12Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës