Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Dënohet me 10 ditë burg një nga tifozët e Bashkimit që u ndalua në Mal të Zi

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 23:45
Dënohet me 10 ditë burg një nga tifozët e Bashkimit që u ndalua në Mal të Zi

Një pjesëtar i tifo-grupit “Arpagjikët” është dënuar me 10 ditë burgim dhe dëbim për një vit nga Mali i Zi, pasi ka pranuar fajësinë për mbishkrimet UÇK në disa shtëpi në qytetin malazez, Igalo.

Ai ishte ndaluar sot nga policia malazeze, pasi kishte vendosur mbishkrime UÇK në disa shtëpi.

Përpos tij, policia kishte ndaluar edhe anëtarët tjerë të grupit, mirëpo ai thuhet se ka marrë përsipër fajin.

Sipas mediave malazeze, i dënuari është Edison Shehu, 22-vjeçar.

“I pandehuri pranoi kryerjen e veprës penale dhe theksoi se mbishkrimi ‘ARPZ’ i referohet grupit të tifozëve të cilit i përket, ndërsa emri ‘UÇK’ i referohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se mbishkrimi ‘UÇK’ nuk është në kontekstin e grupit të tij të tifozëve”, raporton Vijesti.

Tifozët e klubit të basketbollit Bashkimi, “Arpagjikët” kishin udhëtuar drejt Malit të Zi për ta përkrahur klubin e tyre të zemrës.

Ata u ndaluan nga policia malazeze natën e 23 tetorit, pasi dyshoheshin se kishin vendosur mbishkrime UÇK në disa shtëpi

Mali i ZiUCK

Më shumë nga Sport

  • 11:01Xhaka e pranon: Kisha frikë ta merrja vaksinën
  • 20:21Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës
  • 20:01Ndodh në Turqi, sistemi i ujit aktivizohet gjatë aksionit të Besiktasit
  • 20:01Reali del me komunikatë zyrtare, pas humbjes nga Atleticos: Çka thuhet në të?
  • 19:36Manchester Unitedi me fat, fiton një pikë në “Craven Cottage”