Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Dellova mungon për ndeshjet miqësore, Zhegrova nuk i bashkohet grupit!

GD
Gazeta Demos27 maj 2026 në 21:29
Dellova mungon për ndeshjet miqësore, Zhegrova nuk i bashkohet grupit!

Futbollisti Lumbardh Dellova është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e zhvilluar të hënën me klubin e tij, CSKA Sofia kundër Ludogorets.

Dellova iu nënshtrua sot ekzaminimeve mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares, me ç’rast u konstatua se ka pësuar frakturë në shputën e këmbës dhe u vërtetua se periudha e rikuperimit do të jetë më e gjatë sesa kohëzgjatja e këtij kampi.

Ndërkaq, Kombëtares në këtë grumbullim, për arsye personale, nuk do t’i bashkohet Edon Zhegrova.

E nga data 28 maj, pjesë e kampit të Kombëtares do të jetë Betim Fazliji, futbollist i skuadrës zvicerane St. Gallen, i cili rikthehet në fanellën dardane pas një kohe të gjatë.

Dardanët do t’i vazhdojnë nesër përgatitjet për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës, me stërvitjen e radhës që mbahet në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

FFK

Më shumë nga Sport

  • 19:39Kosova pëson humbje nga Austria
  • 19:26Austria “gjunjëzon” Kosovën, shënon edhe golin e tretë
  • 19:25Kosova bën tri zëvendësime në fillim të pjesës së dytë
  • 18:51Mbyllet pjesa e parë, Kosova po luan shumë mbrapa ndaj Austrisë dhe po humb 2:0
  • 18:46Dellova shpëton gol të sigurt, Austria mbetet veç me një gol në epërsi