Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Deklaratë skandaloze nga Valon Behrami: Po ta dija që Xhaka e Shaqiri do të festonin me shqiponjë, do t’i ndaloja

GD
Gazeta Demos28 qershor 2026 në 17:05
Deklaratë skandaloze nga Valon Behrami: Po ta dija që Xhaka e Shaqiri do të festonin me shqiponjë, do t’i ndaloja

Valon Behrami ishte një nga katër lojtarët me prejardhje shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, të cilët e mposhtën Serbinë në Botërorin e vitit 2018.

Në Botërorin që u mbajtë në Rusi, Zvicra dhe Serbia u shortuan në grupin E, së bashku me Brazilin dhe Kosta Rikën.

Pas barazimit me Brazilin në xhiron hapëse, Zvicra u përballë me Serbinë në xhiron e dytë.

Ndeshja nisi si mos më keq, me serbët që shënuan të parët, dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi.

Megjithatë, Zvicra dhe shqiptarët e saj nuk u dorëzuan dhe në fund arritën të fitojnë 2-1, me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Më shumë se fitorja, bujë të madhe bënë festimet e dy shqiptarëve, Xhakës dhe Shaqirit. Të dytë festuan me shqiponjë, me serbët që u nervozuan së tepërmi dhe me një ankesë në FIFA, arritën që t’i dënojnë dy “shqipet” e Zvicrës. Ata u dënuan me gjobë, që thuhej të ishte mbi 20 mijë franga zvicerane për secilin.

E, për këtë situatë të 22 qershorit të vitit 2018, ka folur përsëri Valon Behrami.

Behrami, tashmë i pensionuar nga futbolli aktiv ka lëshuar një deklaratë “skandaloze”, duke thënë se po ta dinte se dyshja shqiptare do të festonin në atë mënyrë, do t’i ndalte.

Ai është analist i Botërorit 2026 në “RSI Sport”, aty ku edhe e lëshoi këtë deklaratë.

“Sikur ta kisha ditur që do të festonin me simbolin e shqiponjës në Rusi 2018, do të kisha bërë diçka për t’i penguar. Unë nuk dija asgjë. Sapo kishim shënuar gol, vrapuam dhe ndodhi çdo gjë aty. Unë isha i vetmi që nuk e bëra shqiponjën”, tha ai fillimisht.

“Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes, akoma nuk e kishim kuptuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë, më pas na njoftuan se mediat kishin shkaktuar një furtunë, dhe aty nisën problemet”, shtoi tutje ai.

video

Valon Behrami luajti 83 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës, derisa kishte shënuar edhe dy gola.

Behrami, i lindur në Mitrovicë, tashmë është ndihmës i Drejtorit Sportiv te Watfordi në Angli.

41-vjeçari ishte pensionuar nga futbolli aktiv në vitin 2022, me klubin e tij të fundit që ishte Brescia.

Gjatë karrierës së tij, Behrami kishte luajtur edhe për Luganon, Genoan, Hellas Veronën, Lazion, West Hamin, Fiorentinën, Napolin, Hamburgun, Watfordin, Udinesen, Sionin dhe në fund Brescian.

Më shumë nga Sport

  • 10:43Hallgrimsson vlerëson kombëtaren e Kosovës: Është një ekip jashtëzakonisht i mirë dhe i zhvilluar
  • 10:08Federata irlandeze këshillon tifozët: Prishtina qytet përgjithësisht i sigurt, kujdes me flamujt
  • 07:40Kosova dhe Irlanda, aktivitetet zyrtare një ditë para ndeshjes
  • 23:14Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani
  • 22:29Juventusi gati të rikthejë ish-portierin e tyre pas lëndimit të Grabaras