Daniele De Rossi është shumë pranë rikthimit në Serie A si trajner i Genoas. Sipas “Corriere dello Sport”, ish-mesfushori italian ka arritur një marrëveshje me klubin deri në qershor, me mundësi rinovimi automatik nëse skuadra mbetet në elitën e futbollit italian.

Genoa kishte shkarkuar së fundmi Patrick Vieiran pas rezultateve të dobëta, duke mbetur në fund të tabelës së Serie A.

De Rossi pritet të marrë drejtimin për të përmirësuar renditjen e skuadrës dhe për të rikthyer stabilitetin në ekip.