Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Dardan Berisha i pandalshëm: Kosova i nis me fitore parakualifikueset e Evropianit, e mposht Shqipërinë

GD
Gazeta Demos30 nëntor 2025 në 19:57
Dardan Berisha i pandalshëm: Kosova i nis me fitore parakualifikueset e Evropianit, e mposht Shqipërinë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në udhëtim te Shqipëria, në kuadër të parakualifikuesve për “Euro basket 2029”.

“Dardanët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me 15 pikë dallim 84-99 (14:25, 14:19, 32:30, 24:25).

Kosova e nisi shumë mirë me një epërsi të madhe prej 11 pikëve në çerekun e parë 14:25. Ata vazhduan me të njëjtin ritëm edhe në çerekun e dytë, që e mbyllën me pesë pikë epërsi 14:19, kësisoj shkuan në pushime me 16 pikë avantazh.

Shqipëria tentoi të këndellet në çerekun e tretë, por avancuan vetëm me dy pikë përpara 32:30, ose thënë ndryshe rezultatin e përgjithshëm e zvogëluan në 14 pikë dallim.

Në çerekun e fundit, Kosova e ruajti rezultatin për ta mbyllur me epërsi prej një pike 24:25, apo totalin 84:99.

Dardan Berisha ka qenë i pandalshëm me plot 35 pikë, tre topa të kthyer e gjashtë asistime, derisa te Shqipëria Juljan Hamati me 19 pikë.

Shqipëria kësisoj regjistron humbjen e dytë në këto parakualifikuese, kurse Kosova e nis me një fitore

dardan berisha

Më shumë nga Sport

  • 17:20Diego Simeone përgëzon Harry Kane!
  • 16:00Bullgarët ndërtojnë një stadim fantastik, nuk kushtoi edhe aq shtrenjt
  • 15:59Sunderlandi vazhdon t’i besojë Le Brisit, francezi mbetet në krye të skuadrës
  • 15:58Rikthehet Neueri, Bayerni publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Atleticos
  • 22:52Zhegrova e mposhtë Rrahmanin, Juventusi merr tri pikë të mëdha