Mbrojtësi i Manchester United, Diogo Dalot, ka folur hapur për fillimin e vështirë të Portugalisë në Kupën e Botës dhe se si skuadra po përpiqet ta kalojë atë.
“Mënyra më e mirë për t’u përgjigjur është në fushë. Natyrisht, zhurma që rrethon ekipin kombëtar… nuk mund ta kontrollojmë këtë.
“Ajo që mund të kontrollojmë është ajo që bëjmë në stërvitje, si përgatitemi, të kemi besimin se mund ta fitojmë ndeshjen… mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur të gjitha këtyre është të arrijmë të martën dhe të përgjigjemi në fushë.
