Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Corriere dello Sport shkruan për Kombëtaren: Kosova për historinë, shteti i vogël ëndërron Botërorin – nga Muriqi te Zhegrova

GD
Gazeta Demos30 mars 2026 në 21:38
Corriere dello Sport shkruan për Kombëtaren: Kosova për historinë, shteti i vogël ëndërron Botërorin – nga Muriqi te Zhegrova

Kosova është një tjetër “përrallë ballkanike”, një përzierje rrënjësh, largimesh, rikthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë në gjithë Evropën. Shkruan Corriere dello Sport.

Kombëtarja e Kosovës ëndërron pjesëmarrjen e parë në Kupën e Botës dhe sot ajo ëndërr nuk duket më aq e largët.

Fitorja dramatike në Sllovaki, 4-3, i ka dhënë edhe më shumë peshë ambicieve të kësaj skuadre dhe ka rritur entuziazmin rreth një përfaqësueseje që, edhe pse e re si shtet, është tashmë e pasur me histori, identitet dhe ndjenjë përkatësie.

Në këtë rrugëtim është i pranishëm edhe një element italian, pasi kapiteni është Amir Rrahmani, aktualisht i lënduar, por që pritet të jetë në Prishtinë për të mbështetur shokët e tij.

Më shumë sesa një ekip kombëtar, Kosova është si një hartë emocionale. Nga 23 lojtarët e grumbulluar, 13 kanë lindur jashtë vendit dhe vetëm 10 në Kosovë. Zvicra, Gjermania, Suedia, Kroacia dhe Belgjika janë vendet ku shtrihet kjo hartë – vendet ku janë rritur lojtarët e diasporës, të cilët, pavarësisht largësisë, kanë mbetur të lidhur fort me fanellën e Kosovës, që për shumë prej tyre përfaqëson shumë më tepër sesa futbollin, shkruan medium italian.

Kjo skuadër është ndërtuar mbi dy shtylla: ata që kanë qëndruar dhe ata që janë larguar. Dhe ndoshta pikërisht ky kombinim është forca e saj më e madhe.

Franco Foda, identitet i përzier edhe në stol

Edhe trajneri Franco Foda përfaqëson këtë ide të identitetit të përzier. I lindur në Gjermani dhe me origjinë italiane nga ana e babait, ai ka bashkuar në vete kultura të ndryshme.

Si futbollist dhe trajner, ai ka qenë gjithmonë i njohur për disiplinën, por në Kosovë ka gjetur diçka më shumë: një skuadër që duhet formuar jo vetëm taktikisht, por edhe emocionalisht.

Ish-përzgjedhësi i Austrisë në Euro 2020, që nga viti 2024 drejton një grup ku bashkëjetojnë stile të ndryshme loje, rrugëtime të ndryshme dhe kultura të ndryshme futbolli, por që bashkohen nga një dëshirë e përbashkët për sukses.

Muriqi dhe Zhegrova, fytyra e talentit kosovar dhe lidhja me Italinë

Forca teknike e Kosovës qëndron kryesisht në repartin ofensiv, ndërsa . Vedat Muriqi, i njohur si “pirati”, mbetet pika kryesore e sulmit dhe figura më e njohur e skuadrës.

Përkrah tij është edhe talenti i pastër si Edon Zhegrova, një lojtar që sjell kreativitet dhe fantazi në lojë. Edhe pse nuk luajti në 90 minutat e ndeshjes ndaj Sllovakisë, ai mbetet një nga armët më të forta të Kosovës.

Në portë është Arijanet Muric, ndërsa në mbrojtje Mërgim Vojvoda. Në mesfushë, përvoja dhe energjia vijnë nga Valon Berisha, një tjetër produkt i diasporës.

Skuadra kombinon fizikun ballkanik me përgatitjen qendrore-evropiane, duke krijuar një përzierje unike cilësish.

Kosova beson te Botërori 2026

Nuk është rastësi që Kosova, edhe pse një emër relativisht i ri në futbollin ndërkombëtar, ka arritur të krijojë një identitet të qartë.

Ndoshta nuk ka thellësinë e skuadrave të mëdha, por ka entuziazëm, intensitet dhe një motivim të veçantë.

Për shumë nga këta lojtarë, pjesëmarrja në Kupën e Botës do të ishte shumë më tepër sesa një turne – do të ishte përmbushja e një identiteti sportiv dhe kombëtar që ende po ndërtohet.

Ëndrra është reale. Jo e lehtë, por reale.

Kosova beson dhe mbështetet jo vetëm te tifozët në Prishtinë, por edhe te bijtë e saj të shpërndarë në gjithë Evropën.

FC Kosova

Më shumë nga Sport

  • 16:07“Dua të përballem me boksiere më të forta”, Donjeta Sadiku synon medalje: Kam ardhur për një qëllim!
  • 16:05Arrihet marrëveshja, Mikel Arteta vazhdon me Arsenalin
  • 15:55Ritual i pazakontë i Weghorstit para ndeshjes, profesori shpjegon arsyen
  • 15:44“Kosovë, mirë se ju gjetëm”, FFK-ja me video të veçantë për tri prurjet e r.eja
  • 10:07Ndahet nga jeta Sylejman Havolli, gjyqtari që i shërbeu futbollit në një prej periudhave më të vështira