Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Çmenduri për “El Clasico” biletat në “Camp Nou” shiten me çmime marramendëse

GD
Gazeta Demos4 maj 2026 në 19:59
Çmenduri për “El Clasico” biletat në “Camp Nou” shiten me çmime marramendëse

Interesi për “El Clasicon” e së dielës mes Barcelonës dhe Real Madridit ka arritur nivele rekord, duke bërë që biletat të zhduken brenda pak orësh dhe çmimet të rriten ndjeshëm.

Sfida që do të zhvillohet në “Camp Nou” pritet të jetë vendimtare për fatin e titullit në La Liga.

Katalanasit mund të shpallen kampionë matematikisht nëse arrijnë të sigurojnë të paktën një pikë ndaj rivalëve të përjetshëm.

Sipas raportimeve, që prej fillimit të javës të gjitha biletat standarde janë shitur plot gjashtë ditë para ndeshjes. Aktualisht, në dispozicion kanë mbetur vetëm paketat VIP dhe VIP Premium, të cilat kapin shifra marramendëse.

Biletat Premium variojnë rreth 2,500 euro, ndërsa paketat VIP Premium arrijnë deri në 2,750 euro.

Këto oferta përfshijnë eksperiencë luksoze në stadium, me akses në ambiente ekskluzive, shërbim ushqimi dhe vende të privilegjuara për të ndjekur ndeshjen.

Në këto kushte, prezenca në stadium për këtë “El Clasico” është kthyer në një privilegj për një numër të kufizuar tifozësh, duke konfirmuar edhe një herë se përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit mbetet një nga eventet më të ndjekura dhe të kërkuara në futbollin botëror.

bileta

Më shumë nga Sport

  • 20:32Flick flet për transferet e mundshme te Barcelona
  • 20:08Mbi 5 milionë euro, kjo është kontrata që Mirlind Daku e nënshkroi me Spartakun e Moskës
  • 22:26Portieri shqiptar zhgënjen në dy ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës
  • 19:30Vrioni debuton me dy gola në Bundesliga të Austrisë
  • 18:12Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës