Në stadiumin legjendar Wembley po zhvillohet finalja e FA Cup mes Chelsea dhe Manchester City, me pjesën e parë që është mbyllur pa gola, 0:0.
Dy skuadrat kanë zhvilluar një 45-minutësh intensiv, me ritëm të lartë dhe duele të forta në mesfushë, por pa arritur të konkretizojnë rastet e krijuara.
Manchester City ka kontrolluar më shumë posedimin e topit, duke tentuar të imponojë lojën, ndërsa Chelsea është shfaqur i rrezikshëm në kundërsulme.
