Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Çfarë ndodhi me Mirlind Dakun? Futbollisti shpërthen në lot

GD
Gazeta Demos2 gusht 2026 në 18:06
Çfarë ndodhi me Mirlind Dakun? Futbollisti shpërthen në lot

Mirlind Daku ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-1 të Rubin Kazanit ndaj Akron Tolyattit në javën e dytë të Ligës Premier të Rusisë, por ajo që ndodhi pas ndeshjes tërhoqi edhe më shumë vëmendje.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin vendimtar për skuadrën e tij, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare u përqafua nga bashkëlojtarët, të cilët e ngritën në krahë dhe e hodhën disa herë në ajër, në një moment shumë emocional.

Vetë Daku nuk arriti t’i përmbante emocionet dhe u pa me lot në sy, ndërsa besohet se kjo skenë lidhet me largimin e tij të mundshëm nga Rubin Kazani.

Së fundmi është raportuar se Spartaku i Moskës ka aktivizuar klauzolën e blerjes së sulmuesit shqiptar, duke e afruar gjithnjë e më shumë transferimin e tij.

Pas ndeshjes, trajneri i Rubin Kazanit, Javi Artiga, u pyet nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Dakut me fanellën e klubit.

“Nuk e di, do ta shohim. Unë jam trajneri dhe të gjitha lajmet na kanë gjetur këtu në Samara. Përveçse është një futbollist i shkëlqyer, Mirlindi është edhe një njeri i jashtëzakonshëm që gjithmonë jep gjithçka për skuadrën. Ju kujtohet sezoni kur Rubini u rikthye nga Liga e Parë dhe, falë në masë të madhe Dakut, arriti një tjetër nivel. Në çdo rast, i urojmë Mirlindit shumë fat dhe e falënderojmë për gjithçka”, deklaroi Artiga për “Match TV”.

Në anën tjetër, te Spartaku i Moskës, Daku do të fitojë miliona. Ish-ylli i Gjilanit do të nënshkruajë kontratë disavjeçare me pagë prej 3.3 milionë eurove për sezon, gjë që do ta bëjë ndër top tre lojtarët më të paguar në kampionatin rus.

Spartaku përndryshe për dallim nga skuadra e tjera të interesuara evropiane e kishte fuqinë financiare për t’ia paguar klauzolën e lirimit prej 11 milionë eurove.

Mirlind Daku

Më shumë nga Sport

  • 22:26Zhegrova dhe Rashica ftohen nga Foda për ndeshjet e shtatorit
  • 22:06Manchester City shkatërron Norwichin 5-0 dhe kalon bindshëm në raundin tjetër të Carabao Cup
  • 20:04Raphinha mbështet Yamal për Topin e Artë: Mesazh për Mbappén?
  • 20:01Laurent Xhylani, “10-shi” i Malishevës që po bën diferencën këtë sezon
  • 19:56Hadërgjonaj tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës