Lamtumira e Casemiros me fanellën e Manchester United duket se është shumë pranë. Mesfushori brazilian përjetoi një moment tepër emocional gjatë fitores 3-2 ndaj Nottingham Forest, në atë që me shumë gjasa ishte paraqitja e tij e fundit në “Old Trafford”.
Në minutën e 80-të, trajneri Michael Carrick vendosi ta zëvendësojë brazilianin, ndërsa i gjithë stadiumi shpërtheu në duartrokitje dhe ovacione në këmbë për një nga liderët e skuadrës në vitet e fundit. Atmosfera ishte prekëse, me tifozët që i dhanë respektin e merituar një prej figurave më të rëndësishme të ekipit.
