Ismael Bennancer, mesfushori i Dinamo Zagreb, është emri më i famshëm që u la jashtë listës së ekipit kombëtar algjerian për Kupën e Botës 2026.
Edhe pse ishte një anëtar standard i ekipit të parë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025, mesfushori 28-vjeçar me përvojë me 56 paraqitje dhe tre gola për ekipin kombëtar nuk u thirr nga trajneri Vladimir Petkovic.
Petkovic ende nuk e ka publikuar listën përfundimtare, por Bennacer konfirmoi mungesën e tij duke u shfaqur në media.
“Është e vërtetë, u dëmtova në fillim të vitit dhe e kuptoj që kjo mund të diskutohet. Por sot ndihem mirë, jam 100 për qind gati. Jam rikuperuar me sukses, kam filluar të mbledh minuta, jam rikthyer në formën time më të mirë dhe ndihem gjithnjë e më mirë në fushë”, tha ai, duke shtuar:
“Prandaj, sigurisht, jam i zhgënjyer që nuk jam thirrur sepse ndihesha gati. Por sidoqoftë, vazhdoj të punoj dhe të stërvitem vetë. Mbetem në dispozicion të ekipit kombëtar nëse ata kanë nevojë për mua.”Bennacer theksoi se sa shumë do të thotë për të të luajë për Algjerinë, dhe veçanërisht të luajë në Kupën e Botës. “Ishte ëndrra ime. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Kupën e Botës me vendin tim. Kjo fanellë do të thotë shumë për mua. Që nga dita e parë, gjithmonë kam dhënë gjithçka për ekipin kombëtar, brenda dhe jashtë fushës”, shtoi ai.
“Nuk do të gënjej, nuk e kuptoj. Kur ndihesh mirë fizikisht, kur je duke punuar, kur je duke u rikthyer në një nivel të mirë dhe kur ke ëndërruar Kupën e Botës me vendin tënd për vite me radhë, sigurisht që është e vështirë ta pranosh, por unë i respektoj vendimet e marra”, përfundoi ai.